Rusia nuk e do armëpushimin, Macron: Zelensky e di se sa shumë jemi krah tij

Presidenti francez, Emanuel Macron nga Tirana përsëriti thirrjen për një reagim të përbashkët kundër agresionit rus në Ukrainë. Kreu i Elize, i pranishëm në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian u shpreh se Rusia nuk e do armëpushimin, teksa shtoi se Evropa duhet të tregojë unitet pavarësisht kërcënimeve. Macron nuk la pa përmendur dhe…

Lajme

16/05/2025 13:42

Presidenti francez, Emanuel Macron nga Tirana përsëriti thirrjen për një reagim të përbashkët kundër agresionit rus në Ukrainë.

Kreu i Elize, i pranishëm në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian u shpreh se Rusia nuk e do armëpushimin, teksa shtoi se Evropa duhet të tregojë unitet pavarësisht kërcënimeve.

Macron nuk la pa përmendur dhe krizën në Gaza dhe nevojë që edhe aty të vendoset armëpushimi i qëndrueshëm.

“Kam kënaqësi t’iu shohë në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Faleminderit për mikpritjen. Jemi këtu sot në kohëra kur jetët e vendeve tona dhe situata në kontinent i sjell seriozitet këtij takimi. Mbledhja e të gjithë krerëve të shteteve na jep shpresë për një kontinent më të gjerë që të përballemi me sfida dhe ta bëjmë në unitet pavarësisht rrezikut që na kërcënon. Ndonjëherë ka kërcënime të unitetit. E para është lufta e agresionit rus në Ukrainë. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshmëve. Është e rëndësishme që Ukraina të mbështetet. Rusia nuk e do këtë armëpushimi. Ajo duhet t’i kthehet bisedimeve të 2022.Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Duhet të ecim përpara. Duhet të mbështetet Moldavia nga agresioni i përditshëm rus. Duhet mbrojtur në zgjedhje pasi e dimë sa ndikim ka. Është i rëndësishëm dhe një armëpushim në Gaza. Njerëzimi, Kina, India, Afrika, i kanë sytë nga ne. Ndonjëherë nuk e kuptojnë çfarë po bëjmë me Ukrainën. Na duhet paqe diplomaci, unitet për demokracinë tonë. Për të qenë të besueshëm duhet një reagim i përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë evropiane në NATO. Evropa ka shumë më rëndësi sa i përket sigurisë”, tha Macron.

“Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij, solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbështete armëpushimi dhe duhet thënë që orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim. Megjithatë Rusia duhet tu kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë paqe të qendrueshme në Ukrainë”.