Rusia kryen sulm vdekjeprurës në Kiev
Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë. Forcat e Moskës – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – kanë përshkallëzuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën që nga javët e parë të stinës së dimrit,…
Bota
Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.
Forcat e Moskës – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – kanë përshkallëzuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën që nga javët e parë të stinës së dimrit, duke kryer sulme edhe në ditën e Vitit të Ri në Kiev, sulme që vranë dy persona.
“Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të armikut në rajonin e Kievit”, tha Mykola Kalashnyk, kreu i rajonit të Kievit.
Ai tha se një shofer kamioni është vrarë pasi është goditur nga copëzat e një droni të rrëzuar rus.
Copëza të dronit po ashtu ranë mbi një shtëpi, duke plagosur tre persona, përfshirë një djalë 16-vjeçar.
Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka lëshuar 93 dronë gjatë natës. Ushtria tha se ka rrëzuar dronët ose i ka penguar përmes pajisjeve elektronike.
Autoritetet thanë se copëzat e dronëve ranë në dy qarqe në Kiev, por nuk u raportua për të plagosur./REL