Rusia krah Serbisë në Këshill të Sigurimit: Akuzojnë Kosovën gjoja për “spastrim etnik”

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e akuzoi Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik” që tha se po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut. Ai paralajmëroi se në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë një konflikt i ri, duke e krahasuar situatën e palestinezëve në Rripin e…

Lajme

08/02/2024 22:39

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e akuzoi Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik” që tha se po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Ai paralajmëroi se në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë një konflikt i ri, duke e krahasuar situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës me serbët që jetojnë në Kosovë.

Tutje ai tha se ndalimi i dinarit “është një hap kriminal dhe ua bën jetën e padurueshme qytetarëve” serbë, sepse sipas ambasadorit rus, serbët rrezikojnë të mbesin pa paga, pensione dhe ndihma të tjera që pranojnë nga Serbia.