Rusia i ofron rrymë Ukrainës, në këmbim të furnizimit të Krimesë

Rusia përpiqe ta mbështesë për muri Ukrainën sa i përket Krimesë së aneksuar nga ana e saj. Truku më i ri rus është ofrimi i furnizimit të energjisë elektrike për Ukrainën, por si këmbim kërkon që Ukraina të mos kufizojë furnizimin me energji elektrike të gadishullit të Krimesë. 

Bota

08/10/2014 19:06

Këtë propozim e bëri sot ministri rus i Energjetikës dhe Karburanteve, Sergej Jegorov.

“Ekziston një propozim i tillë. Kjo është pjesë e bisedave komplekse që përfshijnë edhe gazin natyror dhe çështje tjera nga fusha e energjetikës”, iu tha ai gazetarëve në Krime, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfaks.

Krimeja, e cila u aneksua nga Rusia në mars të këtij viti, varet nga furnizimi me energji elektrike të Ukrainës.

Ukraina, ndërkaq, ka tërhequr vërejtjen për problemet e mundshme në furnizimin e Krimesë me energji elektrike për arsye të mungesës së thëngjillit për termocentralet e saj.