Rusia heq embargon ndaj produkteve bujqësore shqiptare
Agjencia “The fish site” bëri të ditur se eksportet e mishit dhe produkteve bujqësore shqiptare nw Rusi mund të rinisin.

Lajme
Duke iu referuar bisedimeve të nivelit të lartë mes përfaqësuesit të Rusisë, Alexei Saurin, dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë shqiptare të Bujqësisë, Vojo Brega, agjencia thekson se pala shqiptare ka dhënë garanci për të siguruar vërtetësinë e produkteve dhe certifikatave, ndërsa një ekip i përbashkët do të zgjidhë çdo mosmarrëveshje që mund të lindë.
Bisedimet Rusi-Shqipëri, që u kërkuan nga pala shqiptare, kishin në fokus zgjidhjen e shqetësimeve mbi eksportet e produkteve bujqësore nga Shqipëria, që u ndaluan për shkak të falsifikimit masiv të certifikatave.