Rusia bllokon ueb faqet që raportuan për protestat në Ukrainë

Rusia ka bllokuar qytetarët nga qasja në informacion në lidhje me lëvizjet politikë në Ukrainë, që përmbysën presidentin pro rus javën e kaluar. Megjithatë, vetëm 13 faqe të internetit janë bllokuar, kështu tha një analist i vendit. Të hënën, Roskomnadzor, agjencia ruse e monitorimit të komunikimit lëshoi një deklaratë në internet, ku tregoi se prokurori…

Auto & Tek

04/03/2014 21:29

Rusia ka bllokuar qytetarët nga qasja në informacion në lidhje me lëvizjet politikë në Ukrainë, që përmbysën presidentin pro rus javën e kaluar.

Megjithatë, vetëm 13 faqe të internetit janë bllokuar, kështu tha një analist i vendit.

Të hënën, Roskomnadzor, agjencia ruse e monitorimit të komunikimit lëshoi një deklaratë në internet, ku tregoi se prokurori i përgjithshëm i Rusisë udhëzoi atë për bllokimin e 13 faqeve të internetit.

Faqet e bllokuara bënin thirrje publike për të kryer aktivitete terroriste. Agjencia tha se do të bllokojë çdo faqe tjetër të ngjashme.

Rusia është dukë u përfshirë gjithnjë e më shumë në situatën politike të Ukrainës, kur rusët etnik që jetojnë në Ukrainë po bëjnë apel për intervenim të Rusisë.

Sekretari i shtetit i SHBA’së, John Kerry të dielën paralajmëroi Rusinë që të mos ndërhyjë në Ukrainë.

Nëse Rusia mendon se ndalimi i 13 faqeve të internetit do të ndaloj tërësisht procesin e informimit, ata gabohen rëndë”.

Kjo mund të ishte efektive në vitet e 90’ta por jo tani ku interneti është global dhe lajmet qarkullojnë lehtë.

Ky veprim i Rusisë nuk është jo precedent. Në vitin 2012, Google është bllokuar nga shteti i Kinës.