Rusia bisedon me Serbinë edhe për situatën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia dhe Serbia kanë “projekte të përbashkëta strategjike”.

Lajme

16/06/2014 21:04

Shefi i diplomacisë ruse tha se Rusia do të bisedojë me Serbinë edhe për çështje të Ballkanit.

\”Ne kemi shumë projekte ekonomike strategjike, projekte të natyrës humanitare, dhe unë jam i bindur se këto projekte janë në interes të Rusisë dhe Serbisë, dhe, pa dyshim, ne do të diskutojmë për situatën rajonale dhe ndërkombëtare në Ballkan, dhe për aksionet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), pasi Serbia vitin e ardhshëm do ta ketë presidencën e radhës”, tha Lavrov me të arritur në aeroportin e Beogradit, njofton REL.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili e priti mysafirin e lartë nga Moska, theksoi se pasi të dy shtetet e kanë nënshkruar Marrëveshjen për partneritet strategjik, “ne dëshirojmë t’i zhvillojmë më tutje marrëdhëniet tona në frymë miqësore”.

Lavrov do të qëndrojë në Beograd të hënën dhe të martën.