Rusia anulon transferimin e Krimesë në Ukrainë nga viti 1954
Valentina Matvienko, kryesuese e Këshillit të Federatës së Rusisë, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, tha se po përpilohet legjislacioni me të cilin do të anulohet transferimin i Krimesë nga ish-Bashkimi Sovjetik në Ukrainë, në vitin 1954, si “juridikisht i pavlefshëm dhe joobligativ”.

Bota
Këtë deklaratë ajo e bëri në mbledhjen e sotme të ligjvënësve rusë nga të dy dhomat e Parlamentit të Rusisë, në të cilën merrte pjesë edhe presidenti rus Putin, raporton REL.
Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars të këtij viti, pasi i ka vendosur trupat në gjithë gadishullin dhe e ka mbajtur një referendum të pavarësisë, i cili është dënuar në gjithë botën si shkelje e ligjeve të Ukrainës dhe së drejtës ndërkombëtare.