Rusia akuzon Ukrainën për sulme ndaj infrastrukturës energjetike

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se, pavarësisht pretendimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për ndërprerjen e sulmeve ndaj objekteve energjetike në Rusi, ushtria ukrainase ka vazhduar goditjet në infrastrukturën energjetike ruse gjatë 24 orëve të fundit. “Gjatë 24 orëve të fundit, regjimi i Kievit ka vazhduar sulmet ndaj objekteve ruse të infrastrukturës energjetike”, thuhet…

Bota

29/03/2025 22:04

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se, pavarësisht pretendimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për ndërprerjen e sulmeve ndaj objekteve energjetike në Rusi, ushtria ukrainase ka vazhduar goditjet në infrastrukturën energjetike ruse gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, regjimi i Kievit ka vazhduar sulmet ndaj objekteve ruse të infrastrukturës energjetike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve ruse, sulmet janë intensifikuar në rajonet Kursk dhe Belgorod, pavarësisht deklaratave të Zelensky për ndalimin e tyre.

Moska ka akuzuar vazhdimisht Kievin për goditje ndaj infrastrukturës kritike, ndërsa situata mes dy vendeve mbetet e tensionuar.