Rusia akuzon SHBA-të se ndihmuan krijimin e ISIS

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë ndikuar që në rritjen e Shtetit Islamik në përmasa demonike. 

Bota

03/01/2015 23:59

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, tha se SHBA-të janë përgjegjës për dhënien e ndihmës financiare dhe teknike për ISIS në Siri dhe vende të tjera, në të kaluarën. 

Gjenerali rus ishte duke folur në një takim të atasheve të huaj ushtarak në Moskë. Gerasimov e lidhi rritjen e ISIS me “ndërhyrje perëndimore në rajon”. Ai tha se SHBA dhe disa “vende kryesore perëndimore” kishin qenë shtytës të shkatërrimeve në një numër vendesh, përfshirë Libinë dhe Sirinë. 

Kreu ushtarak rus tha se ishte agjenda e Uashingtonit dhe Evropës për një ndryshim të regjimit në Siri që krijoi trazirat që po vazhdojnë edhe sot.

Ai tha se SHBA-të dhe aleatët ishin ata që ndikuan dhe ndihmuan krijimin e grupeve të armatosura opozitare, duke aplikuar edhe presionin politik dhe mediatik mbi udhëheqjen e Sirisë. 

Duke marrë për bazë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, Gerasimov tha se nuk mund të ketë asnjë dallim mes grupit të Shtetit Islamik dhe grupet të armatosura të opozitës siriane duke përfshirë edhe Ushtrinë e Lirë Siriane. Ai tha se qëndrimi i Moskës është që të gjitha grupet e armatosura opozitare në Siri janë grupe ilegale terroriste. 

Rusia ka qenë një aleat i fortë i Presidentit sirian Bashar al-Asad dhe kishte kundërshtuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të pajisin me armë grupet anti-Assad, siç është Ushtria e Lirë e Sirisë.  

Gerasimov vuri në dukje se janë rreth 70 mijë militantë të nacionaliteteve të ndryshme duke luftuar në Shtetin Islamik.

Rritja e shpejtë e ISIS nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën financiare dhe teknike të siguruar nga SHBA, me qëllim luftimin dhe rrëzimin e qeverisë siriane, ka vlerësuar gjenerali rus. (lajmi.net)