Rusëve po u mungojnë sërish ushtarët, angazhojnë sërish koreano-veriorët – ukrainasit arrijnë t’i nxjerrin pamjet
Komanda ushtarake ruse po vendos njësi të Koresë së Veriut, për të ndihmuar në operacionet ushtarake në rajonin Sumy të Ukrainës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Shtabi i Përgjithshëm raportoi se këto njësi, që veprojnë nga rajoni Kursk i Rusisë, po kryejnë zbulim me mjete ajrore pa pilot, duke identifikuar pozicionet ukrainase dhe duke…

Bota
Komanda ushtarake ruse po vendos njësi të Koresë së Veriut, për të ndihmuar në operacionet ushtarake në rajonin Sumy të Ukrainës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm raportoi se këto njësi, që veprojnë nga rajoni Kursk i Rusisë, po kryejnë zbulim me mjete ajrore pa pilot, duke identifikuar pozicionet ukrainase dhe duke ndihmuar në rregullimin e zjarrit kundër tyre në rajonin Sumy.
Forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë kapur komunikimet midis operatorëve të dronëve të Koresë së Veriut dhe personelit rus. Operatorët u vunë re duke rregulluar zjarrin e artilerisë raketore mbi pozicionet ukrainase.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se udhëheqja e Rusisë vazhdon të përfshijë njësi të Koresë së Veriut në operacione aktive luftarake për shkak të humbjeve kritike të personelit, dhe dështimit të ofensivës së saj në Sumy.
Forcat e Armatosura të Ukrainës po dokumentojnë të gjitha rastet e regjistruara të pjesëmarrjes së formacioneve të huaja në agresionin e armatosur. Njësitë e përfshira në agresion kundër Ukrainës do të neutralizohen në përputhje me ligjet dhe rregullat e luftës.