Rummenigge zbulon prapaskenat si e binden Lewan të nënshkruajë për Bayernin para Realit

Ish drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar si ia dolën ta transferojnë Robert Lewandowskin para Real Madridit.

Sport

16/09/2021 18:39

Dy gjigantët evropianë e donin polakun, që ishte agjent i lirë pasi nuk kishte rinovuar me Borussia Dortmundin, transmeton lajmi.net.

Pas negociatave për disa muaj, në fund Bayern doli fitues për shërbimet e Lewandowskit.

Rummenigge për Marca, ka zbuluar se i kanë premtuar qendërsulmuesit trofeun e Ligës së Kampionëve për ta bindur të kalojë në “Allianz Arena”.

“Lewandowski është makineri e golave. Ai flirtoi me Real Madridin se pari”.

“Por, ne gjithmonë i kemi thënë: ti mund të fitosh Ligën e Kampionëve edhe me Bayern Munichun”.

Ndërkohë, Lewandowski vlerësohet si qendërsulmuesi më i mirë në botë, kurse është i lidhur me kalimin në Premierligë, te Liverpool./Lajmi.net