Rummenigge: Pas COVID-19, nuk mund të shpenzohet si më parë

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se situata mbas pandemisë COVID-19, nuk do të bëjë të mundur për klubet që të shpenzojnë shuma astronomike si më parë.

Sport

26/12/2020 21:37

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për situatën pandemike dhe për ndeshjen ndaj Lazios, të cilën e luan Bayern në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas ‘LaGazzettadelloSport’, 65 vjeçari thotë se situata nuk është e njejtë dhe nuk i pëlqen idea që Lazio po nënvleftësohet në ndeshjen ndaj bavarezëve.

‘Nuk mund të bëjmë më shpenzime të ekzagjeruara, na duhet një normalizim’, tha ai, transmeton lajmi.net.

‘Nuk më pëlqen që ata (Lazio) po hyjnë në këtë ndeshje të nënvleftësuar, ata kanë fituar ndaj Dortmund, dhe të fitosh ndaj tyre nuk është e lehtë, ata gjithmonë luftojnë për titullin në Gjermani’, tha gjermani.

‘Futbolli tashmë ka ndryshuar, të dhënat ekonomike të klubeve tregojnë që nuk është më mundësia të shpenzohet si më parë, tani mendoj që edhe rrogat dhe pagesat do të zbresin dhe më duket normale’, përfundoi Karl-Heinz Rummenigge.

Presidenti bavarez thotë se ndeshjet pa tifozë shkaktojnë përafërsisht 4 milionë euro humbje dhe janë humbur diku deri në 20 ndeshje, bëni llogaritjet vetë thotë ai./Lajmi.net/