Rukiqi: Rritja ekonomike në 2023-ën, nën mesataren e 10 viteve të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vitin e kaluar e kanë përcjellë tri çështje që kanë ndikuar për të keq ne ekonomin e vendit, përfshirë inflacionin e lartë, deficitin e lartë tregtar dhe normën e rritjes ekonomike. Anëtari i kryesisë së LDK-së, pati kritika edhe për qeverinë e vendit sa…
Lajme
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vitin e kaluar e kanë përcjellë tri çështje që kanë ndikuar për të keq ne ekonomin e vendit, përfshirë inflacionin e lartë, deficitin e lartë tregtar dhe normën e rritjes ekonomike.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, pati kritika edhe për qeverinë e vendit sa i përket çmimit të lartë të energjisë elektrike, ku ka potencuar se kjo rritje e çmimit të energjisë ka ardhur si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e shtetit.
Ai tha se viti 2023 është përmbyllur me një inflacion të lartë me 5 për qind, me një deficit tregtar të lart deri në 5 miliardë si dhe me një normë jo të duhur të rritjes ekonomike, ku sipas tij, është nën mesataren e 10 viteve të fundit.
“Tri çështje bazë e kanë karakterizuar vitin e kaluar sa i përket ekonomisë, vazhdimi i inflacionit të lartë viti është përmbyllur me 5 për qind mesatare të normës se inflacionit. Krahas kësaj çmimet që janë rrit gjatë periudhës së inflacionit dyshifror nuk janë ulur po kanë vazhduar rritjen. E dyta lidhet me deficitin e lartë tregtar, e kemi mbyllur vitin me 5 miliardë deficit tregtar, pra edhe ndonjë masë që e ka marr qeveria duke shpërndarë këtë lëmoshën e vetë apo disa mjete financiarë të cilat realisht janë shpërndarë pa as një plan, të gjitha kanë përfunduar ose në shtetet e rajonit ose në shtetet nga ne importojmë”.
“Pra nuk kanë pasur pothuajse as një efekt në ekonominë e vendit, qofte në mirëqenie, qoftë në krijim të vendeve të punës, qoftë në nxitje të ndonjë cikli investues. Çështja e tretë që është goxha problematike është norma e rritjes ekonomike, që ka qenë pak më shumë se 3 për qind, që të njëjtën kohë është nën mesataren e 10 viteve të fundit, ose nën mesataren që e kemi pas pothuaj se në çdo vit ekonomik pas pavarësisë, përjashto këtu vitin e pandemisë”, ka thënë ai për EO.
Rukiqi ka përmendur edhe shkaqet të cilat kanë dërguar deri tek çmimi i lartë i faktuarve të energjisë elektrike, ku ka theksuar se qeveria pavarësisht gjendjes nuk ka bërë as një projekt të rëndësishëm të ri në sektorin e energjisë eklektike gjatë këtyre viteve.
Ai ka thënë se duke marr parasysh se situata ka qenë e vështirë për qytetarët, është dashur që TVSH-ja për energjinë elektrike të jetë zero.
“Përgjegjësia është në tri nivele, përgjegjësia e parë është rritja e çmimit të energjisë dy herë radhazi, një herë si pasojë e importit të shpejt të energjisë elektrike jashtë planeve që kanë qenë. Rritja e jashtëzakonshme e tarifave dhe ne kemi parë kontrata të dyshimta, shitblerjen e energjisë elektrike, vazhdimisht i referohemi rastit të ambasadorit Martin Berishaj që fatkeqësisht ende është në pozitë”.
“Dhe si pasojë e këtyre çmimeve të importuara ose të energjisë elektrike të importuar ne kemi pasur një rritje të tarifave apo të çmimeve të energjisë elektrike nga ZRrE-ja. Pastaj niveli i dytë i përgjegjësisë vjen mbi atë se prapë ka pasur rritje këtë vit, 15 për qind, por krahas kësaj rritje nuk është bërë as një veprim, sidomos nga ato që ne kemi propozuar siç është rasti me uljen e TVSh, që është 8 për qind në energjinë elektrike si produkt, si shërbim këtë rast edhe që do të duhej që të ishte zero sidomos për këto periudha që kemi emergjenca dhe kemi rritje të jashtëzakonshmet çmimeve”.
“Edhe niveli i tretë i përgjegjësisë bie mbi atë të politikat e përgjithshme sa i përket energjisë, as një projekt i rëndësishme i ri në sektorin e energjisë elektrike, i gjenerimit të energjisë elektrike, në mënyrë që ne të mos varemi nga importi nuk ka filluar në këtë qeverisje”, është shprehur ai.
Rukiqi ka thënë se subvencionimet e bëra nga qeveria janë popullsitë si masa dhe se ato nuk kanë efekt dhe nuk e zbusin situatën.