Rukiqi i reagon Qeverisë për doracakët: Tentuan fajin t’ia lënë LDK-së, me gjasë harruan që qytetarët nuk hanë bari

Anëtari i Lidhjes Demokratike për Kosovën, Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me akuzat se doracaku për lëndën “Edukimi Seksual” u pranua në kohën sa ishte Hykmete Bajrami ministre e Arsimit. Ai ka thënë se  pushteti po mundohet t’ia “veshë deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, doracakun për lëndën “Edukatë Seksuale”. Rukiqi ka thënë se doracaku…

Lajme

14/11/2024 15:10

Anëtari i Lidhjes Demokratike për Kosovën, Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me akuzat se doracaku për lëndën “Edukimi Seksual” u pranua në kohën sa ishte Hykmete Bajrami ministre e Arsimit.

Ai ka thënë se  pushteti po mundohet t’ia “veshë deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, doracakun për lëndën “Edukatë Seksuale”.

Rukiqi ka thënë se doracaku për edukatë seksuale është i domosdoshëm dhe duhet të jetë pjesë e kurrikulës, por jo me përmbajtje skandaloze.

“Të jemi të qartë: Doracaku për edukatë seksuale, është i domosdoshëm dhe duhet të jetë pjesë e kurikulës, por jo me përmbajtje skandaloze, jo adekuate, abuzive dhe me elemente të agjendave ekstreme.”

Rukiqi tutje ka shkruar “Dështuan me PISA, dështuan me kurikulë, dështuan me çerdhe, dështuan pothuajse në çdo shtyllë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve”./Lajmi.net/