Rukiqi për një koalicion të mundshëm: LDK-së edhe nëse i bashkohet dikush, i bashkohet nën logon e LDK-së
A do të garojë e vetme apo do të bëjë koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 2025-s? Lidhur me këtë ka folur Berat Rukiqi nga radhët e këtij subjekti politik, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Rukiqi tha se LDK të hënën e javës së ardhshme vendos se si do…
Lajme
A do të garojë e vetme apo do të bëjë koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 2025-s?
Lidhur me këtë ka folur Berat Rukiqi nga radhët e këtij subjekti politik, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Rukiqi tha se LDK të hënën e javës së ardhshme vendos se si do ti qasen procesit zgjedhor.
“LDK, edhe nëse i bashkohet dikush, i bashkohet nën logon e LDK-së. Ne e kemi strukturën tonë zgjedhore. Të hënën marrim qëndrimet se si do t’i qasemi procesit zgjedhor, ndërsa pjesa tjetër mbetet pjesë e negociatave të ndryshme që mund t’i kemi”, tha ai.