Rukiqi i reagon Muratit pasi nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati nënshkroi një vendim si ministër i Financave, ndonëse sot u tha se të gjithë ministrat e qeverisë Kurti 2 kanë dhënë dorëheqje për të marrë postin e deputetit. Rukiqi ka thënë se nuk po respektohet as demokracia, as ligji e as Kushtetuta. Ai…

15/04/2025 17:38

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati nënshkroi një vendim si ministër i Financave, ndonëse sot u tha se të gjithë ministrat e qeverisë Kurti 2 kanë dhënë dorëheqje për të marrë postin e deputetit.

Rukiqi ka thënë se nuk po respektohet as demokracia, as ligji e as Kushtetuta.

Ai i ka quajtur frikacakë, antidemokratikë, të paaftë dhe të rrezikshëm”.

“Ka jep “dorëheqje” si Ministër, por vazhdon të nënshkruaj vendime, si Ministër. Këta nuk respektojnë as demokraci, ad ligj, as Kushtetutë. Janë frikacak, antidemokratik, të paaftë dhe të rrezikshëm.  Të “dorëhequr”, shpëtimin me i ruajt karriget, po e presin nga Srpska.”