Rugova, Bukoshi, Tahiri dhe Kosumi – Williams tregon kush e ftoi dhe kush e nënshkroi deklaratën zyrtare që ai të ishte këshilltar juridik i delegacionit kosovar në Rambuje

Paul Williams, është dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Thaçit në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai derisa ka treguar më shumë për veten dhe punën e tij, ka treguar edhe se kush e ftoi dhe kush mori vendim që ai të jetë këshilltar juridik i delegacionit kosovar në Rambuje. “Më ftoi Bujar…

Lajme

17/09/2025 12:28

Paul Williams, është dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Thaçit në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai derisa ka treguar më shumë për veten dhe punën e tij, ka treguar edhe se kush e ftoi dhe kush mori vendim që ai të jetë këshilltar juridik i delegacionit kosovar në Rambuje.

“Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të presidentit Rugova të shkoja në Rambuje, dhe të merrja pjesë në bisedime më 7 shkurt është marrë një vendim zyrtar me konsensus nga delegacioni zyrtar në Rambuje. Më ftuan të shkoja në Shatou, te kështjella ku mbaheshin bisedimet dhe të isha këshilltari i tyre juridik. Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi e kanë nënshkruar këtë deklaratë zyrtare”, ka thënë Williams.

Ai u pyet edhe se kush ishte Edita Tahiri.

“Edita Tahiri ka qenë ministre e jashtme e Presidentit Rugova. Presidenti Rugova kishte një qeveri paralele të shqiptarëve të Kosovës, ku kryeministër ishte Bujar Bukoshi dhe ministre e Punëve të Jashtme ishte Edita Tahiri”, ka thënë Williams. /Lajmi.net/