Rudiger konfirmon kalimin te Roma

Mbrojtsi qendror i Stuttgart, Antonio Rudiger ka konfirmuar se do të kaloj te skuadra italiane, Roma.

Sport

18/08/2015 20:10

22 vjeçari do të bashkohet me Gjallorosët si i huazuar , por me mundësi blerjeje për 9 milionë euro në fund të sezonit.

”Roma është skuadër  e madhe dhe po ashtu kanë trajner të madh si Rudi Garcia”

”Nuk e di ndonjë lojtar i cili nuk ëndërron të luaj në Champions League. Mendoj se te Roma kam gjetur klubin perfekt për të fituar eksperiencën europiane”, tha Rudiger.