Rudiger do të përfitojë 20 milionë euro për transferimin te Real Madrid

Antonio Rudiger do të jetë një nga lëvizjet e mëdha të Real Madrid në merkaton e verës.

Sport

18/05/2022 12:10

Qendërmbrojtësi gjerman është pajtuar për një kalim në ‘Santiago Bernabeu’ dhe lëvizjen e tij do ta kompletojë gjatë merkatos së verës.

Për transferimin e tij, bëhet e ditur se Rudiger do t’i përfitojë rreth 20 milionë euro në formë bonusi, përcjell lajmi.net.

Real Madrid nuk do t’i paguajnë Chelseat asgjë për kartonin e tij, pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Rudiger refuzoi mundësinë për të rinovuar kontratën me Chelsea dhe kësisoj do të largohet si transferim i lirë.

Megjithatë, në marrëveshjen me Real Madrid ai ka siguruar një bonus prej 20 milionë eurove. /Lajmi.net/