Rubio: Trump nuk kufizohet nga gjërat që ndodhën më herët, i gatshëm të flasë me këdo për paqe

Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëare, fjalën e ka marrë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për bashkimin e tij. “Ai nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me…

Bota

22/01/2026 12:12

Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëare, fjalën e ka marrë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për bashkimin e tij.

“Ai nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me këdo në interes të paqes”, tha Rubio.

Rubio theksoi se detyra e këtij grupi “së pari dhe kryesisht” është “të sigurojë që kjo marrëveshje paqeje në Gazë të bëhet e qëndrueshme”.

Pastaj, Rubio tha se mund të shikojë edhe drejt vendeve të tjera.

Meqenëse hollësitë e veprimtarisë së bordit janë ende të paqarta, Rubio e përshkroi atë si një punë në zhvillim.