Rubio: Hamasin do ta shfarosnim po të ishin në kufirin tonë, janë njerëz të ligë

Marco Rubio, sekretari Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se do ta ‘‘shfarosnin’’ një grup si Hamasi, nëse këta të fundit do të ekzistonin dhe do vepronin afër kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto komente Rubio i bëri gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ka deklaruar edhe se për sa kohë që…

Bota

21/02/2025 20:09

Marco Rubio, sekretari Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se do ta ‘‘shfarosnin’’ një grup si Hamasi, nëse këta të fundit do të ekzistonin dhe do vepronin afër kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto komente Rubio i bëri gjatë një interviste dhënë për Fox News, ku ka deklaruar edhe se për sa kohë që Hamasi ekziston, atëherë nuk do të ketë paqe në Gaza.

“Vetëm ta mendosh faktin se si hynë grabitën këtë familje, këtë grua me dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët vdiqën në robëri. Kush i bën këto? Kush kidnapon famlije? Dhe fakti se si ua dorëzuan me ata njerëz që brohoritin në rrugë. Kjo nuk është një qeveri, jo vetëm një ideologji por njerëz të ligë, të lemerishëm”, ka deklaruar ai mes tjerash.