Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me Trump

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me Papa Leon XIV në Vatikan në një moment tensionesh mes SHBA-së dhe Selisë së Shenjtë, të shkaktuara nga kritikat e presidentit Donald Trump ndaj papës, shkruan CNN. Trump e ka kritikuar Papa Leon për qëndrimet e tij kundër operacionit ushtarak në Iran dhe për mbështetjen e…

Bota

07/05/2026 12:30

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me Papa Leon XIV në Vatikan në një moment tensionesh mes SHBA-së dhe Selisë së Shenjtë, të shkaktuara nga kritikat e presidentit Donald Trump ndaj papës, shkruan CNN.

Trump e ka kritikuar Papa Leon për qëndrimet e tij kundër operacionit ushtarak në Iran dhe për mbështetjen e refugjatëve dhe migrantëve, që bien ndesh me politikën e administratës së tij.

Rubio e ka quajtur vizitën një angazhim normal diplomatik, duke thënë se ka shumë tema për diskutim me Vatikanin. Takimi vjen në prag të përvjetorit të parë të papës dhe pritet të përfshijë edhe bisedime me zyrtarë të lartë të Selisë së Shenjtë.

Papa Leo ka deklaruar se nuk ka frikë nga kritikat dhe do të vazhdojë të flasë për paqe, pavarësisht presionit politik nga Uashingtoni.