Rubin u përgjigjet pyetjeve: Thaçin e konsideronim udhëheqës, e caktuan shqiptarët vetë- Më thanë të punoja me të

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në pjesën e dytë të dëshmisë së tij, ka folur edhe njëherë rreth përshtypjeve të tij për Hashim Thaçin gjatë periudhës në Konferencën e Rambujesë. Sipas tij, Thaçi ishte personi kyç me të cilin ai duhej të punonte, në mënyrë që Marrëveshja të pranohej nga UÇK-ja. “Ne mendonim se…

Lajme

16/09/2025 13:08

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në pjesën e dytë të dëshmisë së tij, ka folur edhe njëherë rreth përshtypjeve të tij për Hashim Thaçin gjatë periudhës në Konferencën e Rambujesë.

Sipas tij, Thaçi ishte personi kyç me të cilin ai duhej të punonte, në mënyrë që Marrëveshja të pranohej nga UÇK-ja.

“Ne mendonim se LDK-ja, Veton Surroi, ishin dakord për këtë, dhe ajo sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright më tha që duhej të punoja me të Thaçin, sepse ishte personi i rëndësishëm, ishte personi kryesor që e kishin caktuar shqiptarët e Kosovës”, tha Rubin.

“Nëse doni e quajmë udhëheqës, nëse doni person të kontaktit”, theksoi ish-zyrtari i lartë i ShBA-së.

Ai e përshkroi rolin e ish-presidentit në atë kohë si të një kryediplomati të Kosovës.

“Pra, unë atë e kam parë si ministër të Jashtëm, që pasqyronte pikëpamjet e ushtrisë së vet, të qeverisë së vet, që nënshkruante, pra ashtu si një ministër i Punëve të Jashtme”, shtoi Rubin.

Teksa ka theksuar se ajo se çfarë po mundoheshin të bënin SHBA-të ishte një punë e drejtë dhe precize.

“Ne jemi përpjekur që të jemi sa më të drejt dhe preciz ne thjesht po bënim një argumentim sa i përket armatimit të UÇK. Bëmë gjykimin tonë më të mirë, kemi bërë një vlerësim, duke marrë parasysh strukturën organizative të UÇK-së, duke marrë parasysh aspektin e kontrollit dhe komandës, që ne besonim që UÇK-ja nuk e kishte”, tha Rubin. /Lajmi.net/