Rubin thotë se Thaçi nuk kishte pozitë udhëheqëse kur u nënshkrua marrëveshje e Rambujesë: Ai vetëm e pasqyronte vendimmarrjen
Në kuadër të Speciales në Hagë sot ka filluar dëshmia mbrojtëse e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Rubin gjatë deklarimit të tij, u pyet për raundin e dytë të bisedimeve në Paris, pastaj nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë më 18 mars 1999, si dhe përshtypjen që kishte ai atë kohë për Hashim Thaçin.…

Lajme
Në kuadër të Speciales në Hagë sot ka filluar dëshmia mbrojtëse e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
Rubin gjatë deklarimit të tij, u pyet për raundin e dytë të bisedimeve në Paris, pastaj nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë më 18 mars 1999, si dhe përshtypjen që kishte ai atë kohë për Hashim Thaçin.
Ai tha se atë kohë ka qenë një mjedis me shumë presion, dhe ndonëse deklaroi se ka qenë në mjedise të ngjashme shumë herë, sipas Rubin kjo ishte situata më e vështirë që e kujton, pasi që flitej për fatin e 1 milion personave.
“Nëse lëvizja kosovare, ata do të përqafonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre, përndryshe do të kishte masakër. Ne kishim parashikuar masakër ku do të vdisnin me qindra-mijëra persona. Kjo krijoi një situatë shumë të tensionuar, përshtypja ime asaj kohe ishte që ai ishte një person që ishte caktuar detyra të komunikonte me ne, nga udhëheqja kosovare që ishte asaj kohe. Ne nuk e kishim kuptuar mirë si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet, as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë por thjesht pasqyronte vendimet që merrnin nga ajo zyra e udhëheqëses shqiptare që po merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm kështu që ai do të duhej të merrte lejen prej tyre. Ai nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte, kështu që kur ne do të duhej të bënim një gjë shumë të rëndësishme ai do të duhej të komunikonte me persona të tjerë që të merrte vendimin.”, ka thënë Rubin.
Ai ka thënë se ky moment i vështire po qonte në një përçarje, pasi që ai thotë se kishte persona ekstremist dhe donin të vendosnin në rrezik të gjithë popullin e tyre për “çështje formulimi në dokument”.
Rubin ka treguar edhe se si i bindi ta nënshkruanin këtë marrëveshje, e që thotë se iu kishin treguar se Pavarësinë do ta kishin, por fillimisht duhej të shpëtonin njerëzit.
“Përshtypja ime për pushtetin e Hashim Thaçit ishte se ai vetëm mund të pasqyronte vendimmarrjen, dhe kur shumica mund të përqafonte NATO-n dhe perëndimin, atëherë ekstremistët humbën dhe ai mund të iu vinte dhe u bashkua me pjesën tjetër të grupit dhe të jepnin nënshkrimin. Përshtypja ime është që ai ishte vetëm pasqyrim i udhëheqjes apo i lëvizsjes udhëheqëse të asaj kohe por jo personi udhëheqës në atë lëvizje”, ka shtuar mes tjerash Rubin.
Para deklarimit të tij, në seancë është shfaqur një video e BBC-së, që ishte një dokumentar, kur Albright fliste për një takim.
“Ministrat e jashtëm ulur në një tavolinë të gjatë, sikur po na gjykonin. Më pas erdhi Thaçi, dhe disa anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptarë. Pyetja në thelb ishte, a pajtoheni me kornizën, po apo jo, dhe ne po prisnim një po. Nuk e kuptoj çka ndodhi aty, na zhgënjeve, si mund të presësh si mund ta bësh këtë, ne po prisnim që ti të ishe një udhëheqës këtu”, thoshte Albright.
Në atë video dëgjohej edhe Thaçi i cili thoshte se nuk nënshkruan.
“Nuk nënshkruaj, ne do të bombardojmë. NATO do të aktivizohet. Po qe se ju nuk nënshkruani, serbët do të pranojnë, ne i kemi duart e lidhura”, thoshte Thaçi në atë video. /Lajmi.net/