Rubin: Thaçi ishte i kujdesshëm në lëvizje për shkak të fletarrestimit serb – mungesa në takim me senatorin Dole kishte shpjegim të arsyeshëm

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitar në mbrojtje të Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së dhe një nga të akuzuarit në këtë proces gjyqësor. Në vijim të seancës, gjykatësi e pyeti Rubin në lidhje me…

Lajme

16/09/2025 15:53

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitar në mbrojtje të Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së dhe një nga të akuzuarit në këtë proces gjyqësor.

Në vijim të seancës, gjykatësi e pyeti Rubin në lidhje me një fletarrest të lëshuar nga Serbia ndaj Hashim Thaçit, si dhe rreth mungesës së Thaçit në një takim me senatorin amerikan Bob Dole, gjatë kohës së luftës në vitin 1999, raporton lajmi.net

Rubin pranoi se ishte në dijeni për këtë situatë dhe kujtoi se Thaçi kishte qenë i kujdesshëm në lëvizjet e tij për shkak të kërcënimeve serioze që vinin nga autoritetet serbe.

“Kjo më kujtohet edhe mua, konfirmova pikërisht shqetësimin tim. Unë ju thashë se z. Hill do të jepte shpjegime negative për pjesën e z. Thaçi, për të vënë imazhet e një personi që nuk ishte përgjegjshëm, nuk ishte në dispozicionin e Dole. Por unë, pa e ditur, i thashë se mund të ketë një shpjegim legjitim për këtë, dhe kur morëm vesh shpjegimin, i thashë: ky është shpjegimi me vend dhe ka kuptim. Më kujtohet se ka pasur një arsye se pse z. Thaçi ishte i kujdesshëm në udhëtimet e veta,” deklaroi Rubin para trupit gjykues.

Më tej, gjykatësi e pyeti nëse ai personalisht kishte parë ndonjë dokument apo fletarrest ndaj Thaçit në atë kohë – konkretisht në mars të vitit 1999 apo më vonë.

Rubin u përgjigj se kishte dëgjuar për të, por nuk kishte parë dokumentin fizikisht.

“Jo, për këtë thjesht e kam dëgjuar, por që e kam besuar që ka ekzistuar,” tha ai./Lajmi.net/