Rubin: Për Thaçin Amerika ishte simbol- donte besimin e SHBA-së dhe prioriteti i tij ishte liria e shqiptarëve
Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë . Rubin ka vazhduar deklarimin e tij në Speciale, në kuadër të deklarimeve të Mbrojtje së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja ka bërë përpjekje shumë të mëdha dhe të thella për…

Lajme
Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë .
Rubin ka vazhduar deklarimin e tij në Speciale, në kuadër të deklarimeve të Mbrojtje së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja ka bërë përpjekje shumë të mëdha dhe të thella për të vërtetuar akuzat anonime ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së për krime.
Lidhur me artikullin e një gazetari të New York Times, Rubin tha se “ishte i keqinformuar nga burime serbe”.
“Ne kemi konstatuar në mënyrë të përsëriste thashetheme pa prova, por pasi punonte për New York Times, ne duhej të bënim hetime të thella për to, pasi ajo ishte gazetë shumë e rëndësishme”.
“Ishte i keqinformuar nga burime serbe, ne kemi përsëritur që ky gazetar përsëriste thashetheme pa prova, por meqë punonte për New-York Times duhej bërë hetime të thella, duke pas parasysh që mediumi ishte shumë i rëndësishëm. Përsëritej që tendoste udhëheqësit e Kosovës, përfshirë UCK-në, e unë i kërkova agjencive të inteligjencës, zyrtarëve ushtarak e gjithçka që të më jepnin informata për veprime kriminale, e pyesja ekspertët dhe s’kemi marrë asnjë koment për këto shpifje që po bëheshin, Përfundimisht ai u hoq nga puna dhe u largua nga New-York Times për gabime të përsëritura. Më irritonte faktin se më duhej që vazhdimisht të gjeja përgjigje nga një gazetar që bënte vazhdimisht gabime pas gabimeve të përsëritura”, deklaroi Rubin.
“Gjatë kohës sa isha unë atje, ishte një zyrë që merrej apostafat që merrej me krimet e luftës më duket se drejtohej nga David …/ Asokohe ishte koha kur i jepnim përkrahje Tribunalit për Jugosllavinë, e kishte sektorë që merreshin me këto detyra. Rregullisht merrja udhëzime nga këto njësi për mënyrën se si duhej ti përgjigjesha këtyre akuzave të shpeshta. Kishim juristë, ekspertë zbulimi, këshilltarë juridik praktik ishte shumë persona që punonin në këto njësi për krimet e luftës e kërkonin të zbulonin se a kishte ndonjë bazë për këto akuza. Pasi çështja e Kosovës ishte një nga kryesore që hetoheshin asokohe. Donim të hetonim e të gjenim zgjidhje. Herë pas here ngriheshin pretendime të tilla dhe u them se kemi punuar shumë, i kemi hetuar deh askush prej akuzave lidhur me rolin e tij apo akuzat e tjera të arrirat- asnjë sishin e vërtetë”, deklaroi ai.
“Ky mesazh për Thaçin tregon se SHAB-të nuk do të bashkëpunonin me të po të dyshonin për krime të tilla. Nuk mund ta përsëris disa herë, por ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës, ishim shumë mirënjohës se u shpëtuam jetën e udhëheqësit e tyre ishin po ashtu shumë mirënjohës e të kujdesshëm me kërkesat që vinin nga SHBA-të. Unë e dija se ne kishim shumë influencë ndaj tyre, pra dëgjonim herë pas herë për fundamentalizëm islamistë, e terrorizëm por disa herë që dëgjonim aspekte të ngjashme. Por kuptuam se kryesisht ishin të rreme, të fabrikuara e ndikonin në mbështetjen tonë e ndihmuam njerëzit të mos masakroheshin e synonin të cenonin marrëdhënien tonë”,shtoi ai.
“Që në momentin që e kam takuar e deri në herën e fundit më dha përshtypjen se për të Amerika ishe një simbol dhe pasqyrim i asaj që konsideronte shtet i fuqishëm për botën. Donte që SHBA-të ta respektonin e ta besonin. Donte që udhëheqjes së SHBA-së e popullit amerikan. Pra ky ishte prioriteti i tij më i madh në synimin e tij për të mbrojtur popullin e vetë”, tha Rubin.
“Hera e parë që ai mund ta rrezikonte këtë ishte kur i tha jo Albright fillimisht në Rambuje dhe ishte e vështirë se ishte gati gati në lot. Ai donte të sigurohej se Amerika do e donte, do e mbështesë e do kishin besim tek ai. Shqiptarët donin të ishin të lirë, pra ky ishte prioriteti i tij”, deklaroi Rubin./Lajmi.net/