Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme UÇK-në

James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë. Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë të mirëfilltë ushtarake. “Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se se ka pasur…

Lajme

17/09/2025 10:54

James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë.

Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë të mirëfilltë ushtarake.

“Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se se ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake”, tha Rubin.

Ai mohoi të kishte dijeni se në UÇK kishte polici ushtarake.

“Unë e di që kishin uniforma, disa kishin disa jo. Ne nuk i konsideronim ata si komandantë apo shtab i përgjithshëm”.

Në lidhje me komunikatat e UÇK-së, Rubin tha se ka lexuar shumë prej tyre, por tha se i dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme sesa ishte.

“Për mua ishin thjesht manipulime”, shtoi ai.

“Kam lexuar shpesh komunikata [të UÇK], por më dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se ç’ishte. Për mua ishin thjeshtë manipulime”, tha Rubin.