Rubin flet për takimin me Çekun: E pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së në Forcën Mbrojtëse të Kosovës
James Rubin, është duke dëshmuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Ai tha se gjenerali i ushtrisë britanike të asaj kohe, ka menduar se do të duhej të takoheshin me komandantin aktual të UÇK-së, që në atë kohë ishte Agim Çeku, e që kur e përshkruan…

Lajme
James Rubin, është duke dëshmuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ai tha se gjenerali i ushtrisë britanike të asaj kohe, ka menduar se do të duhej të takoheshin me komandantin aktual të UÇK-së, që në atë kohë ishte Agim Çeku, e që kur e përshkruan vendndodhjen e tij, Rubin thoshte se ndodhej disa kilometra më larg nga vendi ku po bënin negociatat.
“Ne u larguam nga aty ku ishim, disa prej nesh dhe shkuam të takonim gjeneral Çekun në selinë ku qëndronte ai. Ne pimë një gotë uiski me të për të festuar transformimin e UÇK-së në Forcën Mbrojtëse të Kosovës”, ka thënë Çeku.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për arsyen se pse vendosën të takoheshin me Çekun.
“Duke qenë që kishim marrëdhënie të mira në Ballkan, duke pas parasysh karrierën time disa vite, dhe duke ditur se si silleshin njerëzit me persona që ishin shefa, ishin komandantë, dhe përshtypja ime ishte që njerëzit silleshin sikur personi përgjegjës ishte Çeku, dhe për këtë arsye u mor vendimi drejt fundit të negociatave për të shkuar dhe takuar Çekun personalisht”, ka shtuar ai.
Për përbërjen e grupit dhe moshën e tyre, Rubin ka thënë se Thaçi në të 30-tat e vetë ai në moshën 39 vjeçare, ishin më të rinjtë aty. Për shkak të moshës, Rubin ka thënë se Thaçi ishte më i tërhequr në raport me të tjerët, dhe se kur duhej të merrej ndonjë vendim nga ana e UÇK-së, Thaçi sipas Rubinit do të duhej t’iu drejtohej grupit të komandantëve për të marrë informacioneve, njohuri apo udhëzime për vendimmarrje.
“Unë e kam parë me sytë e mi, që ai ishte i tërhequr në lidhje me pyetjet për UÇK-në, por edhe kishte një distancim prej tyre, por gjithashtu edhe prej diferencës së moshës në atë kulturë, përshtypja ime ishte se ai ishte personi që iu kërkonte atyre mendimin se çka duhej të bënte dhe ata i tregonin atij për vendimin”, ka thënë Rubin. /Lajmi.net/