Rubin: Albright më tha njihu me Thaçin, pastaj ecnim bashkë, hanim e pinim cigare-ne donim të ishin në favor të marrëveshjes së paqes

James Rubin, në deklaratën e lexuar në fillim të dëshmisë nga avokati kryesor i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se gjatë negociatave për paqen në Kosovë në vitin 1999, kishte ndërveprime të drejtpërdrejta me Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së. Rubin u angazhua nga sekretarja e atëhershme e Shtetit amerikan, Madeline Albright, për të…

Lajme

15/09/2025 10:44

James Rubin, në deklaratën e lexuar në fillim të dëshmisë nga avokati kryesor i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se gjatë negociatave për paqen në Kosovë në vitin 1999, kishte ndërveprime të drejtpërdrejta me Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së.

Rubin u angazhua nga sekretarja e atëhershme e Shtetit amerikan, Madeline Albright, për të mbështetur delegacionin shqiptar gjatë Konferencës së Rambujesë dhe më pas si i dërguar i posaçëm për të siguruar demobilizimin e UÇK-së.

Ai vuri në dukje se Thaçi kishte kufizime në autoritetin e tij, duke mos pasur mundësi të nënshkruante marrëveshjet pa miratimin e krahut ushtarak, dhe nuk merrte pjesë në bisedimet teknike.
Megjithatë, Rubin theksoi se që në fillim Thaçi kishte shprehur dëshirën për një Kosovë demokratike, pa dhunë ndëretnike dhe të mbështetur nga vlerat perëndimore.

James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë zbuloi se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte thënë se Kosova duhet të ketë sovranitetin së pari, e pastaj integrimin në Bashkësinë Ndërkombëtare më vonë.

“Ajo po përpiqej paqen në Rambuje, ta ndalonte luftën. Ajo po përpiqej të bënin të kuptonin që nuk fitohet çmimi Nobel kështu, por paqja. Sepse njerëzit po transformoheshin”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.

Se si kishte ndërvepruar me Thaçin në Rambuje, Rubin thotë se ish-presidenti e njohu menjëherë.

“Ai më njohu. Në ato ditë shpreheshin fizikisht, të kapnin dorën, Zonja Albright e vërejti, më tha ‘James fol me të, njohu me të’, sepse unë nuk e njihja. Ne donim të dinim më shumë se kush ishte udhëheqësi i delegacionit. Ne donim të ishim në favor të marrëveshjes së paqes. Më tha të njihem me të, ta ndihmojë në arritjen e marrëveshjes së duhur. Askush se njihte atëkohë dhe ne donim të dinim kush ishte udhëheqësi i delegacionit që ne donim të ishin në favor të marrëveshjes së paqes. Ajo më tha njihu me të e dil, që të dalim në vendimin e duhur. Gjatë dy javëve u përpoqa të rrija me të, u takuam edhe ku hanim e pija edhe ndonjë cigare, dilnim jashtë e ecnim bashkë. Unë përpiqesha ta njihja. Albright mendoj se ishte e dobishme dhe unë i njihja pikëpamjet e saj më shumë se kushdo tjetër. Ajo donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha kolegë, mik e shok diplomatik”,tha Rubin, transmeton lajmi.net.

“Në atë kohë Hashim Thaçi nuk fliste anglisht, e kur dikush nuk flet gjuhën përdoret shpejtë gjuha e trupit përdoren fjalë që njihen në të gjitha gjuhët e pastaj në nivel diplomatik kishim përktheys dhe besoj se ka pas momente kur përkthyesi i departamentit të shtetit ishte me mua, apo ndonjë person që unë e njihja e fliste të dy gjuhët”,shtoi Rubin./Lajmi.net/