RTK në kolaps financiar, Sindikata njofton përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarisë
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka kontaktuar ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë si dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve, duke i informuar zyrtarisht për gjendjen alarmante financiare të transmetuesit publik. Sipas kësaj sindikate, RTK-ja ndodhet përballë një kolapsi financiar, si pasojë e mos alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025,…

Lajme
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka kontaktuar ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë si dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve, duke i informuar zyrtarisht për gjendjen alarmante financiare të transmetuesit publik.
Sipas kësaj sindikate, RTK-ja ndodhet përballë një kolapsi financiar, si pasojë e mos alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, gjë që rrezikon funksionimin e rregullt të institucionit, punën e qindra punonjësve dhe misionin publik të garantuar me Kushtetutë.
“SPERTK ka theksuar në komunikimet e saj se mosveprimi i institucioneve shtetërore po e vë në rrezik serioz të ardhmen e transmetuesit publik, duke kërkuar nga të gjithë faktorët vendimmarrës që urgjentisht të zhbllokohet buxheti dhe të garantohet vazhdimësia e punës dhe e pagave për punonjësit e RTK-së. Ne i bëjmë thirrje opinionit publik, institucioneve dhe mediave të qëndrojnë të informuara dhe të bashkohen në mbështetje të transmetuesit publik, si një aset i përbashkët i qytetarëve dhe i demokracisë”, thuhet në reagimin e Sindikatës. /Lajmi.net/