RTK, ka borxh 27 mijë euro të tatimit në pronë(Dokument)

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së, ka bërë të ditur se veturat zyrtare të këtij mediumi që disa muaj janë të paregjistruara.

Lajme

17/06/2015 16:30

Sipas një njoftimi të kësaj sindikate veturat e mediumit publik nuk po mund të regjistrohen për shkak të borxhit të tatimit në pronë që ka RTK.

Ky borxh kap shumën prej 27 mijë euro.

rtk

“Veturat zyrtare të RTK-së ka disa muaj që kanë mbetur të paregjistruara për shkak të mospërmbushjes së obligimeve të RTK-së ndaj tatimit në pronë”, thuhet në komunikatë sipas së cilës një gjë e tillë po e pengon mbarëvajtjen e punës së punëtorëve të RTK-së.

“Sindikata e RTK-së ka arritur ta kuptojë se vlera e përgjithshme e tatimit në pronë të papaguar nga RTK arrin shifrën 27 mijë euro”.

rtk1