Rryma shtrenjtohet për 15%, çmimi i produkteve ushqimor në “qiell”- nga Qeveria Kurti mburren se si “tejkaluan” me sukses krizën energjetike e inflacionin

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në datën kur në Kosovë çmimi i faturave të energjisë elektrike veçse do të shtrenjtohet. Nga 1 prilli kosovarët do të duhen të paguajnë 15% më shumë për faturat mujore të rrymës. E kur qytetarët po përballen me çmime ekstreme në produktet bazë e në gjithçka tjetër nga Lëvizja…

Lajme

25/03/2025 10:30

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në datën kur në Kosovë çmimi i faturave të energjisë elektrike veçse do të shtrenjtohet.

Nga 1 prilli kosovarët do të duhen të paguajnë 15% më shumë për faturat mujore të rrymës.

E kur qytetarët po përballen me çmime ekstreme në produktet bazë e në gjithçka tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje kanë publikuar një video përmbledhëse të mandatit 4 vjeçar në qeverisje, ku përmenden edhe arritjet që sipas tyre pati kjo qeveri.

Në këtë video Vetëvendosje krenohet me luftën kundër korrupsionit, vizat e sovranitetin në veri posaçërisht.

Derisa në qytetet e tjera përgjatë viteve të fundit patën një rritje ekstreme, nga VV-ja fokusin e vun mbi veriun dhe sovranitetin atje.

“Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet.Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit. Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm. Po jetojmë në rrethana të vështira globale, por vetëm me qeverisje të mirë mund të triumfojmë”,thuhet ndër të tjerash./Lajmi.net/