Rrustemi – Osmanit: Pse u bëre ti “gardiane” e mbrojtjes së miqësise me aleatë, nëse Kurti nuk e kishte pikë të fortë dialogun me Serbinë?

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka reaguar në lidhje me deklaratat që Vjosa Osmani i ka dhënë dje, saktësisht me atë që tha se “dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit”. Ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, pse ajo kishte nevojë të bëhej “gardiane” e…

Lajme

08/04/2026 10:44

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka reaguar në lidhje me deklaratat që Vjosa Osmani i ka dhënë dje, saktësisht me atë që tha se “dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit”.

Ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, pse ajo kishte nevojë të bëhej “gardiane” e mbrojtjes së miqësisë me miqtë, apo pse kishte nevojtë që të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat.

“Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri. Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: