Rrushi i zi lufton sulmet në zemër

Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit, kanë bërë një analizë të atyre pjesëve të rrushit të cilat janë më të pasur me proteina.

Lifestyle

16/08/2014 18:47

Është nxjerrë një ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, për ndryshim prej pemëve tjera të cilat kanë pak proteina dhe vetëm antioksidues.

 Nga rrushi i zi nuk bëhen vetëm verërat, por ky fryt edhe nëse konsumohet edhe i freskët është një bar i çuditshëm kundër sulmeve në zemër, ka treguar një studim i fundit shkencor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit, kanë bërë një analizë të atyre pjesëve të rrushit të cilat janë më të pasur me proteina.

Është nxjerrë një ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, për ndryshim prej pemëve tjera të cilat kanë pak proteina dhe vetëm antioksidues.

Shkencëtarët me ekstraktin e rrushit kanë bërë një varg hulumtimesh, nga të cilat kanë nxjerrë përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut për 5% , kolesterolin për 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

Shkencëtarët këshillojnë se nëse rrushi përfshihet në ushqimin e përditshëm, mund ta zvogëlojë rrezikun për sulme në zemër deri në 50%.

Ekstrakti i rrushit mund të ndihmojë veçanërisht njerëzit të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit.