Rrugët në Komunën e Drenasit të kalueshme, nuk ka vështirësi në terren
Edhe pse gjatë natës së mërkurës dhe sot ka pasur reshje të pandërprera të borës, të cilat edhe e kanë vështirësuar qarkullimin, kompanitë e kontraktuara në Drenas janë vazhdimisht në terren për të hapur rrugët.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/IMG_3881.jpg)
Lajme
Këto kompani në Komunën e Drenasit kanë filluar punën e tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kështu, ato po bëjnë pastrimin e rrugëve kryesore dhe dytësorë, duke iu përgjigjur edhe kërkesave të veçanta që kanë hasur.
Organet mbikqyrëse për të dy kompanitë, kanë qenë vazhdimisht në mbikëqyrje të tyre dhe intervenimet kanë qenë me kohë dhe do të jenë në vazhdimësi.
Deri më tani të gjitha rrugët në Komunën e Drenasit janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi në terren.
Fshatrat e thella kanë më shumë probleme në rrugë, pasi sasia e borës është më e madhe, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme.