“Rrugës për Tiranë” vjen nga Nushi
Vera premton të jetë e nxehtë me shumë projekte muzikore nga artistët tanë.

ShowBiz
Një këngë e re sapo është publikuar nga reperi Nush Mehmeti dhe mban titullin “Rrugës për Tiranë”, shkruan lajmi.net.
Kënga është me ritme verore, e shkruar nga vet reperi, ndërsa është e shoqëruar edhe me videoklip.
Për beatin është përkujdesur “Rzon Music”, mix-masterin e bëri “torch music”, ndërsa e interpreton me vokal të veçantë, Nushi.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Rrugës për Tiranë”, kënduar nga Nush Mehmeti. /Lajmi.net/
