Rruga Drenas – Guri i Plakës vazhdon të jetë e bllokuar

Rruga Drenas – Guri i Plakës vazhdon të jetë e bllokuar si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që vërshuan këtë zonë, ndërsa rrugët e tjera janë bërë të kalueshme. Kështu ka bërë të ditur i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka kërkuar që pavarësisht kësaj të bëhet kujdes. “Ju falënderoj për…

Lajme

07/01/2026 15:38

Rruga Drenas – Guri i Plakës vazhdon të jetë e bllokuar si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që vërshuan këtë zonë, ndërsa rrugët e tjera janë bërë të kalueshme.

Kështu ka bërë të ditur i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka kërkuar që pavarësisht kësaj të bëhet kujdes.

“Ju falënderoj për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës në situatën e vërshimeve. Aktualisht, janë ndalur reshjet dhe rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës, rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por, kërkohet kujdes. Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet. Qytetarë të nderuar, Respektoni vendimet e organeve kompetente, jepni ndihmë ku mundeni për tejkalim të situatës dhe shtoni kujdesin!”, ka shkruar Lladrovci.