Rrufeja ka vrarë 25 dele në Prevallë

Mbrëmë në bjeshkët e Prevallës goditja nga rrufeja ka lënë të mbytura së paku 25 krerë dele të cilat në atë moment ishin në kullosë.

Lajme

27/07/2015 11:31

Hetues policorë dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështir malor.

Edhe sot do të vazhdohet me punën hetimore.