Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro – Programi i qeverisë që do të paraqesë Edi Rama në Kuvend
Kryeministri Edi Rama do të paraqesë sot në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë maratonë që do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt…

Lajme
Kryeministri Edi Rama do të paraqesë sot në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Në një seancë maratonë që do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës.
Diella mban fjalën e saj të parë si ministre, i përgjigjet pozitës: Më quajtët Antikushtetuese, kjo më lëndoi
Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë.
Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro.
Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro.
Një fokus i rëndësishëm do të jetë edhe investimi në infrastrukturë.
“Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standardeve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt. Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025”, thuhet në programin e Qeverisë që do të votohet në Parlament.