Rritni imunitetin e fëmijëve përmes këtyre vitaminave
Një imunitet i mirë është rezistenca e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme prandaj është përgjegjës për shëndetin tonë të mirë.
Lifestyle
Edhe pse barnatoret kanë shumë produkte për të forcuar imunitetin, barnat popullore janë një zgjidhje shumë më e mirë.
Kjo është e kuptueshme sepse asnjë përgatitje sintetike nga barnatoret nuk mund të zëvendësojë produktet natyrore që janë lehtësisht të disponueshme dhe shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Përgatitni këtë recetë që ndryshe njihet si bomba me vitamina që forcon imunitetin e fëmijëve.
Përbërësit:
100 gr rrush të thatë
150 gramë arra
100 gr bajame
Lëkura e dy limonëve
100 gr kajsi të thara
100 gr kumbulla të thara
1250-300 gr mjaltë
Përgatitja dhe përdorimi:
Bluani rrushin e thatë, arrat, bajamet dhe lëkurën e limonit. Në këtë përzierje hidheni lëngun e dy limonëve, më pas shtoni kumbullat dhe kajsitë e thata.
Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.
Lëreni këtë përzierje të qëndrojë në ambient të errët për 1-2 ditë.
Për fëmijët mbi 3 vjeç, duhet të konsumojnë 1 lugë çaji në ditë, për fëmijët më të rritur, 1-2 lugë në ditë.
Përzierjen mbajeni në frigorifer!