Rritjet marramendëse në ekonominë Kineze nuk e kalojnë dot SHBA-të (Grafikone)

Në vitin 2004 Kina ka qenë e gjashta me radhë në renditjen e shteteve më fuqi më të mëdha ekonomike në botë, ndërkaq sot ajo është e dyta, pas SHBA-së. Sipas analizave, Kina nuk do të arrij SHBA edhe në vitet në vazhdim, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Bota

13/08/2015 17:29

Në vitin 2004 para Kinës kanë qenë edhe tri shtete të Europës: Gjermania, Franca, Britania, por ajo tashmë ka kaluar të gjitha, përfshirë edhe Japoninë. GDP e Kinës para një dekade ka qenë 1.9 trilion dollarë, ndërkaq sot 11.2 trilion.

Në vitin 2020 pritet që të ketë GDP prej 16.2 trilion, e renditur e dyta në botë, pas SHBA që pritet të ketë 22.5 trilion.

Në linkun më poshtë mund të shihni renditjen e shteteve në bazë të GDP-së më të lartë, nga viti 2003 deri në vitin 2020. Aty mund të shihni edhe rritjet marramendëse të Kinës, por që megjithatë nuk e arrijnë atë të SHBA-së. (lajmi.net)

http://money.cnn.com/news/economy/world_economies_gdp/?sr=fbmoney020215largeeconomies0300interactive