Rritje zero e ekonomisë në eurozonë
Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti në eurozonë është ndalur për shkak të ngadalësimit nga tkurrja e rritjes në Gjermani dhe ngecja në Francë.

Lajme
Kjo ndalje i ka rritur shqetësimet për ekonominë e Bashkimit Evropian, derisa vendet i llogarisin ndikimet e sanksioneve kundër Rusisë shkaku i përfshirjesë së saj në krizën e Ukrainës.
Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat njoftoi se eurozona me 18 shtete ka regjistruar zero rritje në tremujorin e dytë të këtij viti, transmeton REL.
Në tremujorin e parë, ekonomia e erurozonës kishte rritje 0.2%, por tkurrja 0.2% në Gjermani dhe ngecja në Francë kanë sjellë vendnumërimin në tremujorin e dytë.
Në pjesën lindore të Bashkimit Evropian, rritja ekonomike ishte pak më e fuqishme, pasi ekonomia e Letonisë është rritur për 1, ndërsa e Hungarisë për 0.8%.