Rritje e nivelit të ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës, furnizimi me ujë pritet të normalizohet sot
Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Liqenin e Batllavës, niveli i ujit ka shënuar rritje prej 1.4 metrash krahasuar me situatën 48…
Lajme
Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit.
Ndërsa në Liqenin e Batllavës, niveli i ujit ka shënuar rritje prej 1.4 metrash krahasuar me situatën 48 orë më parë, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit, situata është përmirësuar dukshëm sot, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i reshjeve , niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit.
Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve.
Sot situata është përmirësuar dukshëm, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.
Faleminderit për mirëkuptimin!/lajmi.net/