Rritja gjithëpërfshirëse dhe drejtësia globale

Këtë javë, udhëheqësit e G-20 takohen në Antalia të Turqisë, për të diskutuar një listë të gjatë çështjeve të ngutshme, ku më kryesoret në mesin e një sërë sfidash serioze, do të jenë çështjet ekonomike dhe gjeopolitike. G-20, anëtarët e të cilës përbëjnë rreth 85% të ekonomisë botërore, ka një përgjegjësi të rëndësishme për t’iu përgjigjur sfidave që ndikojnë në jetën dhe prosperitetin e miliona njerëzve në mbarë botën. Ky samit nuk mund të rrezikojë duke rënë në vetëkënaqësi dhe mosveprim.

Opinion

16/11/2015 08:52

Që kur Turqia mori presidencën e G-20 në dhjetor të vitit të kaluar, qasja jonë ndaj një sigurimi për rritje gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme përmes veprimit kolektiv ka gëzuar përkrahjen e anëtarëve të organizatës. Kjo përpjekje është ndërtuar në tri shtylla: zbatimin vendimtar të angazhimeve të fundit, nxitjen e investimeve, si një shofer i fuqishëm i ekonomisë globale, dhe promovimi i përfshirjes në mënyrë që përfitimet e rritjes të ndahen nga të gjithë.

Kur është fjala për zbatimin, janë bërë përparime të mëdha. Duke promovuar politika të shëndosha makroekonomike dhe fiskale, dhe duke zbatuar reforma të forta strukturore, ne kemi bërë progres të rëndësishëm drejt objektivit tonë të zgjerimit të GDP-së kolektive të G-20-së, me 2.1% deri në vitin 2018. Sistemi financiar botërore tani është më elastik se që ka qenë ndonjëherë më parë. Kapacitetet financiare janë duke u rindërtuar, kurse objektivat e reja të rritjes janë duke u përmbushur.

Por mbetet edhe shumë për tu bërë. Anëtarët e G-20 duhet të përshpejtojnë përpjekjet për të përmbushur angazhimet e tyre për të rritur produktivitetin dhe të eliminojnë pengesat strukturore të investimeve, konkurrencën, tregtinë dhe punën. Ne gjithashtu duhet të betonojmë reformat themelore në sistemin financiar global, që G-20 i ka dorëzuar gjatë shtatë viteve të fundit.

Fokusi ynë në investime – faktori kryesor i rritjes, vendeve të punës dhe zhvillimit – gjithashtu ka filluar të shpaguhet. Ekziston një hendek i madh i investimeve në ekonominë globale, si në vendet e përparuara dhe në zhvillim. Kjo edhe është arsyeja pse ne kemi nevojë për një strategji të zhvilluar, në vend që të sjellim së bashku veprimet e politikave konkrete dhe angazhimet për përmirësimin e investimeve të ekosistemit, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe për të nxitur ndërtimin efikas, infrastrukturë me cilësi të lartë. Nëse anëtarët e G-20 zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre sipas këtyre strategjike, GDP-ja e tyre kolektive pritet të rritet me një 1% tjetër.

Rritja ekonomike duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme; por mbi të gjitha, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Pabarazia është në rritje në shumicën e vendeve të G-20; në disa raste, ajo ka arritur majën historike. Ky është një zhvillim i rrezikshëm, që mund të vonojë rritjen, kërcënojë kohezionin e shoqërive, dhe të rrezikojë mirëqenien e njerëzve. Për këtë është e domosdoshme që G-20 të trajtojë pabarazinë, dhe të demonstrojë vendosmërinë e saj për tu siguruar që gjithë qytetarët e vendeve anëtare të gëzojnë frytet e rritjes ekonomike.

Ulja e papunësisë është në qendër të luftës kundër pabarazisë. Ekzistojnë rreth 100 milionë njerëz të papunë në G-20, dhe 200 milionë tjerë të rinj të cilët nuk kanë studiuar dhe janë të papunë. Reduktimi i ndjeshëm i papunësisë tek të rinjtë, është një nga angazhimet më të rëndësishme të G-20-së.

Gjithëpërfshirja nuk mund të ndalet në kufijtë e G-20-së. Ne duhet të punojmë për tu siguruar se përfitimet e rritjes dhe prosperitetit do të ndahen nga njerëzit në mbarë botën. Në Antalia, ne do të diskutojmë se si mund t’i bashkërendisim përpjekjet tona me axhendën e re për zhvillim të qëndrueshëm të vitit 2030, dhe të rrisim angazhimin tonë me të ardhura të ulëta, dhe në vendet në zhvillim.

Derisa politika dhe ekonomia janë duke u gërshetuar gjithnjë e më shumë, në G-20 gjithashtu duhet të punojnë së bashku për të përballuar sfidat gjeopolitike të epokës sonë. Ky vit është i rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ne duhet të dërgojmë një mesazh të fortë politik nga Antalia, në mbështetje të një përfundimi të suksesshëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që pritet të zhvillohet në Paris nga 30 nëntori deri më 11 dhjetor.

Ndërkohë, ne nuk mund ti lejojmë vetes të harrojmë se sfidat globale, të tilla si lufta në Siri, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve, kërkojnë përgjigje globale. G-20 është një forum ideal në të cilin duhen adresuar ato.

Lufta civile siriane – tani është duke hyrë në vitin e katërt – dhe kësaj lufte duhet ti vije fundi, kurse duhet të sigurohet një tranzicion i drejtë dhe i qëndrueshëm politik. Konflikti dhe terrorizmi brutal i shtetit të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, jo vetëm që është shkaktari i vuajtjeve të tmerrshme në Siri dhe vdekjes të më shumë se 360.000 personave: por është gjithashtu rrënja e krizës së migrantëve dhe shfaqja e Daesh-it, që është një kërcënim për të gjitha vendet. Turqia është anëtare e koalicionit kundër Daesh-it, dhe jemi duke kërkuar të degradojmë dhe shkatërrojmë këtë kërcënim terrorist në vendin tonë dhe përtej kufijve tanë.

Ndërkohë, ne nuk duhet të lejojmë që të harrojmë gjendjen e atyre që ikin nga brutaliteti i regjimit të Asadit dhe Daesh-it. Bashkësia ndërkombëtare që është dridhur me fotografitë e Alan Kurdit, një foshnje tri vjeçar nga Siria që u gjet i vdekur në një plazh të Turqisë, duhet të shërbejë si kujtesë se shumë të tjerë si ai po vdesin çdo ditë në ujërat e ftohta të Mesdheut dhe detit Egje.

Turqia aktualisht ka të strehuar 2.2 milionë refugjatë sirianë, dhe kemi shpenzuar më shumë se 8 miliardë dollarë gjatë tri viteve të fundit që të kujdesemi për ta. Bashkësia ndërkombëtare duhet të pajtohet për një mekanizëm që siguron se barra duhet ndarë në mënyrë të drejtë.

Për fund, është e rëndësishme të theksohet se Turqia po vazhdon të përballet me kërcënimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë e listuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Turqia ka zbatuar një numër të madh të reformave, dhe ka bërë investime të mëdha për të mirën e qytetarëve tanë kurdë. Edhe përkundër kësaj, PKK refuzon të çarmatoset dhe në vend të kësaj po grumbullon armë dhe po sulmon objektiva civile dhe të sigurisë në gjithë vendin. Derisa në po vazhdojmë të luftojmë këtë organizatë terroriste, i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të refuzojnë terrorizmin në të gjitha format e saj.

Samiti i G-20-së në Antalia do të adresojë këto dhe disa çështje tjera të rëndësishme me të cilat po përballet bota. Qoftë, ekonomia, financat apo ndryshimet klimatike, përparimi udhëheqës duhet të jetë barazi dhe drejtësi për të gjithë.

Recep Tayyip Erdoğan është Presidenti i Republikës së Turqisë.