Rritja e turbullirës në kanalin “Ibër Lepenc” shkakton reduktim të prodhimit të ujit në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar është shënuar një rritje e konsiderueshme e turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”. Si rezultat, dy impiantet kryesore të trajtimit të ujit – ai në Shipol dhe ai në Balinc – po operojnë me kapacitete të reduktuara, transmeton lajmi.net. Ujësjellësi…

Lajme

06/12/2025 09:37

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar është shënuar një rritje e konsiderueshme e turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”.

Si rezultat, dy impiantet kryesore të trajtimit të ujit – ai në Shipol dhe ai në Balinc – po operojnë me kapacitete të reduktuara, transmeton lajmi.net.

Ujësjellësi ka bërë të ditur se reduktimi i prodhimit është ndërmarrë për të garantuar ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm, deri në stabilizimin e parametrave të ujit të papërpunuar.

Kjo situatë ka shkaktuar ndërprerje dhe mungesë të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit dhe rrethinës.

Ekipet teknike të KRU “Mitrovica” janë në terren dhe po monitorojnë gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur./lajmi.net/