“Rritja e pagës së infermierëve do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve” 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka pritur sot një delegacion të Shoqatës sindikale të tyre.

Lajme

11/05/2021 13:15

Përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar Presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

 Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova. 

 Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

 Në prag të ditës së tyre, Presidentja Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre./Lajmi.net/