Rritja e çmimit të rrymës, KMDLNJ-ja e quan ZRRE-në “ndërmarrje kriminale”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar në lidhje me vendimin e ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës. KMDLNJ-ja ka thënë se me këtë rritje do të vështirësohet jeta e qytetarëve dhe kanë kritikuar Qeverinë që nuk mori asnjë masë për ta ndaluar këtë vendim. Ata madje…

Lajme

17/04/2025 10:53

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar në lidhje me vendimin e ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës.

KMDLNJ-ja ka thënë se me këtë rritje do të vështirësohet jeta e qytetarëve dhe kanë kritikuar Qeverinë që nuk mori asnjë masë për ta ndaluar këtë vendim.

Ata madje e quajnë ZRRE-në si “ndërmarrje kriminale” që nuk përfaqëson interesin e qytetarëve dhe mbron interesin e operatorëve të energjisë elektrike.

“Për 15 vjet ka vjedhur paratë e qytetarëve të Kosovës në baza etnike duke liruar serbët nga çdo detyrim për pagesë përmes fryrjes së faturave. As sot e kësaj dite qytetarët e dëmtuar nuk janë kompensuar ndonëse kemi një vendim të gjykatës”, thuhet në reagim.

KMDLNJ-ja fton qytetarët që të intensifikojnë protestat për shtrenjtimin e rrymës.

“ZRRE-ja nuk është shteti dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Intensifikimi i protestave është në funksion të mbrojtjes së një interesi të përgjithshëm prandaj duhet të protestojnë të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike, moshës, gjinisë apo statusit në shoqëri Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të mbetet rast i izoluar përkundrazi do të prodhojë rritje të çmimit të të gjithë artikujve dhe shërbimeve. Kjo rritje kriminale do të kontribuojë në shpopullim të Kosovës, edhe ashtu të rinjtë po ikin në mënyrë masive”, thuhet ndër të tjera.