Rritja e çmimit të bukës me dakordim nga furrtarët, sa rrezikojnë të gjobiten këta të fundit
Shtrenjtimi i energjisë elektrike prej 16.1 për qind nga ZRRE-ja, pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të shumta, ka ndikuar në ndryshimin e çmimeve, të cilat janë bërë barrë e rëndë për bizneset dhe qytetarët. E një ngritje e çmimit të bukës është bërë kohët e fundit edhe nga furrtarët, të cilët për këtë kanë zhvilluar edhe…

Lajme
Shtrenjtimi i energjisë elektrike prej 16.1 për qind nga ZRRE-ja, pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të shumta, ka ndikuar në ndryshimin e çmimeve, të cilat janë bërë barrë e rëndë për bizneset dhe qytetarët.
E një ngritje e çmimit të bukës është bërë kohët e fundit edhe nga furrtarët, të cilët për këtë kanë zhvilluar edhe një takim “të fshehtë”.
Nga furrtarë të ndryshëm të cilët u vizituan e prezent ishte edhe ekipi i lajmi.net, pati nga ata të cilët pranuan se ishin prezent në takim, nga ata të cilët thanë se ju është dërguar lista e çmimeve online e madje edhe nga ata të cilët nuk e dinin për këtë takim.
“Takimi është mbajt te Panorama me datë 24 jemi kanë përafërsisht nja 13, 14 vet e kemi diskutu veç çmimin e bukës ka pas propozime të ndryshme që me u ba 70, 80 cent”, ka thënë një furrtarë.
Inspektori më këtë rast e informoi furrtarin, anipse ndonse nuk ka qenë në krye të kësaj iniciative por pjesëmarrja e tij tregon shkelje të ligjit.
Për ata të cilët nuk ishin pjesë e takimit fizikisht u tha se u është dërguar një çmimore online, derisa kishte prej atyre të cilët thanë se nuk ishin të informuar për këtë takim.
Teksa nga Agjencia e Konkurrencës thanë se do të marrin masa dhe në rast se nuk do të ketë zbritje të çmimeve do të marrin veprime hetimore. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: