Rritet për 16.5 milionë euro buxheti për mbështetjen e të akuzuarve nga Specialja

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për rishikimin e buxhetit të vitit 2020.

Lajme

30/07/2020 13:25

Me amandamentet e propozuara, është rritur edhe buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve dhe nevoja tjera që ndërlidhen me Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.

Kjo shumë, nga 3.5 milionë euro do të arrijë në 20 milionë.

Këto mjete, një pjesë i dedikohen ministrisë së Drejtësisë dhe një pjesë në kontigjenca.

Aty përfshihen edhe udhëtimet e familjarëve të të akuzuarve për në Hagë, deri në 12 persona.

Po ashtu, aty janë të përfshira edhe kompensimet për personat që dalin të pafajshëm në gjykimet e tyre në Hagë. /Lajmi.net/